Tragjedia në Bullgari, pjesa më e madhe e viktimave nga Studeniçani, mes tyre dhe një mësues dhe vajza e tij

Një tragjedi ka ndodhur në Sofje të Bullgarisë, ku një autobus u përfshi nga flakët, ku si pasojë humbën jetën 46 persona.

Mediat maqedonase, bëjnë me dije se numri më i madh i viktimave janë nga komuna e Studeniçanit. Po ashtu mësohet se edhe 7 të plagosurit janë nga ky fshat.

Nga Studeniçani ka humbur jetën edhe një mësues i shkollës 'Ismaili Qemali' në Shkup dhe vajza e saj nxënëse në klasën e 6-të në shkollë. 

Po ashtu aksidenti tragjik u mori jetën edhe 8 anëtarëve të familjes Jahi, që ishin nga ky fshat.