Nga 12 pjesëtarë të një familje humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, 8 janë fëmijë
Në ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e sotme në Sofje të Bullgarisë, humbën jetën 12 anëtarë të familjes Jahiu nga Shkupi.
Një i afërm i familjes në një deklaratë për mediat u shpreh se në mesin e viktimave ishin 8 fëmijë, dy gra të cilat ishin kunata si dhe motra e njërës prej tyre së bashku me vajzën e saj.
Në mesin e viktimave kanë qenë edhe dy mbesat e kësaj familje.
“Po, gjashtë kanë qenë të familjes, dy mbesa të kësaj familje dhe një vajzë e cila ka qenë pak më e largët. Dy gra kanë qenë kunata, njëra nga gratë e ka pasur edhe një motër që jeton në fshatin Stuniçan. Njëra nga gratë ka qenë me katër fëmijët, tjetra ka qenë me dy, i kanë pasur edhe dy mbesa me vete, faktikisht 10 anëtarë, dy gra dhe tetë fëmijë edhe motra e njërës nga gratë e cila ka qenë me vajzën e saj. Faktikisht 12 anëtarë. Dikush pak më të afërt, dikush pak më të lartë”.- është shprehu ia afërmi i familjes Jahiu.
