Ishin mbledhur për të kaluar fundjavën bashkë, kush janë 8 anëtarët e familjes që u shuna në aksidentin tragjik në Bullgari

Tetë anëtarë të një familje janë shuar në aksidentin tragjik që ka ndodhur në Bullgari ku një autobus që po kthehej nga Stambolli është  përfshirë nga flakët ku si pasojë humbën jetën 46 persona.

Në aksident kanë humbur jetën 8 persona me mbiemrin Jahi, ku sipas mediave të huaja,  ata kishin lidhje familjare.

Mësohet se ata ishin bërë së bashku për të kaluar një fundjavë bashkë por që nuk janë kthyer më gjallë.

Familjarët tregojnë se mes viktimave janë dy nëna të reja bashkë me fëmijët e tyre dhe kushërinj të tjerë

Po ashtu së bashku me viktimat me mbiemër Jahi ishin edhe nënë e bijë Fikrije dhe Anisa Iseni të cilat kishin lidhje familjare me familjen Jahi. Të dyja ato u shuan në aksident.

Viktimat nga familja Jahi:

Belma Jahi – 7 vjeç

Ramiz Jahi – 20 vjeç

Razije Jahi – 12 vjeç

Ergin Jahi – 14 vjeç

Omer Jahi – 11 vjeç

Ajla Jahi  – 14 vjeç

Senije Jahi – 35 vjeç

Amiet Jahi – 45 vjeç