Çfarë e shkaktoi zjarrin e aksidentit tragjik në Bullgari? Ekspertët: Tri versionet e dyshuara

Çfarë e shkaktoi zjarrin e aksidentit tragjik në Bullgari?

Ende nuk dihet se si  u shkaktua aksidenti tragjik në Bullgari ku mbetën të vdekur 46 persona dhe u palgosën 7 të tjerë.

Mediet bullgare raportojnë se tragjedia mund të jetë shkaktuar nga tre arsye.

Sipas ekspertëve, tri versionet se si mund të ketë ndodhur ky aksident tragjik janë mosfunksionimi teknik, gabimi njerëzor dhe infrastruktura e dobët.

“Mosfunksionim teknik, gabim njerëzor ose infrastrukturë e dobët. Këto janë tri versionet për të cilat, sipas ekspertëve me të cilët po bisedon Dnevnik, mund të punohet në hetimin e aksidentit të rëndë në autostradën e Strumës , ku një autobus maqedonas mori flakë dhe 45 persona humbën jetën."

Përplasja më vdekjeprurëse e autobusit në Evropë në 10 vitet e fundit do të hetohet nga Shërbimi Kombëtar i Hetimit (NSS) dhe është nën mbikëqyrjen e posaçme të Prokurorisë së Apelit të Sofjes dhe Prokurorisë së Lartë të Kasacionit.

Nuk do të ketë hetim paralel në Maqedoninë e veriut në këtë fazë dhe autoritetet lokale do të bashkëpunojnë me homologët e tyre bullgarë, raportojnë mediat bullgare.

Prokuroria bullgare vetëm konfirmoi se ka pasur një shpërthim, arsyet e të cilit ende nuk janë sqaruar.

“Shpërthimi” u zbulua sipas fjalëve të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për BTV të martën në mëngjes, duke iu referuar historisë së një prej pasagjerëve të mbijetuar me të cilin ai kishte folur. Zaev më vonë nuk pranoi të komentojë sepse ishte pjesë e hetimit."

Sipas ekspertëve, edhe versioni i infrastrukturës së keqe nuk duhet përjashtuar, shkruan Express.

Qytetarët që kalojnë shpesh në rrugë sqarojnë se pjesa ku ka ndodhur aksidenti është e rrezikshme.

Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Rrugore, në tre vitet e fundit në këtë aks kanë ndodhur 10 aksidente të lehta, pa viktima apo të lënduar dhe aksi nuk është përcaktuar si problematik.