"Dëgjonim thirrmat e fëmijëve... kishte shumë fëmijë" Flasin të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Bullgari

Të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari, një çift të rinjsh, kanë treguar si kanë arritur ti shpëtojnë flakëve që shpërthyen në autobus.

Bëhet fjalë për Lulëzimin nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës.

Ata tregojnë se kanë qenë në ulësen e parafundit, ku për fat të mirë Lulëzimi ka qenë zgjuar dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit duke parë çdo gjë me sytë e tij.

Ai tregon se kur ka shpërthyer zjarri ka arritur të thyejë xhamin anësor të autobusit dhe ka tërhequr me vete edhe të fejuarën e tij, e cila nuk ishte e në gjendje të ecte pasi kishte thyer këmbët.

“Dëgjova një krismë të madhe. Shtrëngova të fejuarën. U përhap flaka ishte panik. Njerëzit thërrisnin. U bë tym. Mora çekiçin theva xhamin Dëgjova njerëzit që thërrisnin" thotë ai për tv maqedonas, Alsat. 

Medina Lutfiu e fejuara e tij: Isha në gjumë pashë njerëzit duke bërtitur. S’di si kam dalë. Dëgjova thirrmat e fëmijëve kishte shumë fëmijë”

Në aksidentin tragjik humbën jetën 45 persona dhe vetëm 7 mbijetuan.