Tragjedia në Bullgari, pasagjeri më i ri që humbi jetën ishte 4-vjeç, më i vjetri 63 vjeç

Një tragjedi ka ndodhur në Sofje të Bullgarisë, ku një autobus u përfshi nga flakët, ku si pasojë humbën jetën 46 persona dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se viktimat që kanë humbur jetën kanë qenë të moshave nga 4-vjeç deri në 63 vjeç.

Pasagjeri më i ri në autobusin maqedonas të aksidentuar ishte 4 vjeç, i cili kishte lindur në vitin 2017. Ndërkohë pasagjeri më i vjetër është 63 vjeç.

Shumica e viktimave që humbën jetën kishin lindur mes viteve1971 dhe 2004.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat, aksidenti që u regjistrua mëngjesin e sotëm ishte një nga aksidentet më të rënda që ka ndodhur në 10 vitet e fundit në Evropë.