Më shumë vajza në stadium, Vllaznia e gjeti zgjidhjen

Një gjetje interesante është marrë nga Sport Klub Vllaznia: Hyrjet do të jenë falas për vajzat. Një gjë e tillë ka sjellë prani më të madhe të vajzave në stadium thotë kapiteni i Vllaznisë Erdernis Gurishta në një lidhje me skype për emisionin “Ora Sport” në RTV Ora.

I pyetur nga moderatori: Si ndihen futbollistët nga kjo risi, Gurishta tha se të gjithë djemtë e skuadrës ishin të martuar. Kjo ka sjellë dhe të qeshura në studio.

Shikoni videon