Gurishta apel Rejës: Ka lojtarë të mirë për Kombëtaren edhe në Shqipëri. Vllaznisë i duhet stabiliteti
Në një intervistë për “Ora Sport” në RTV Ora kapiteni i Vllaznisë Erdernis Gurishta tregon se ekipi ka pasur disa probleme.
"Është e vërtetë. Kemi pasur rezultate jo të mira në fazën e parë. Ndeshja e fundit kundër Kastriotit ishte shumë e rëndësishme për tu rikthyer në rezultatet positive por duhet vazhdimësia.
Nuk kemi tregu vazhdimësi. Ka shumë cilësi por duhet vazhdimësia. Pushimi i kombëtares na ka ardhur në ndihmë pasi kishim nevojë për qetësi dhe nevojë për të parë gabimet tona."
Gurishta thotë se duhet që me kombëtaren të grumbullohen lojtarë të kampionatit shqiptar
“Kombëtarja është pozitive dhe e mirë po të grumbullohet ndonjë lojtar nga kampionati shqiptar, të paktën në ndonjë ndeshje miqësore, sepse është një shtysë për lojtarët e tjerë. Por gjithsesi këto janë vendime që i merr të tjerakush”.
Cili do të ishte apeli për bashkëlojtarët?
"Ekipi ka shumë cilësi e kualititet por duhet qëndrueshmëria e stabiliteti. Sepse në këtë 9 javë këtë stabilitet po e tregon vetëm Tirana. Që të pretendosh të jesh ekip kampion duhet stabilitet" tha Gurishta.