Shikoni si goditet Payet me shishe. Në Francë e bëjnë baltë, ndërpritet Lyon-Marseille

Është e disata herë që në futbollin elitar të Francës të ndodhin raste të shëmtuara të dhunës apo të sjelljes së turpshme të tifozëve.

Edhe njëherë Marseille është protagoniste kësaj radhe viktimë me Dimitri Payet i cili u godit nga tifozët vendas me shishe në momentin kur po ekzekutonte një goditje këndi.

Sulmuesi u dëmtua dhe mori mjekimin teksa menjëherë lojtarët e Marseille dolën nga fusha dhe arbitri ndërpreu ndeshjen me Lyon.

E turpshme që në Francë ndodhin kaq shpesh skena të tilla, për të ardhur keq./Ora News/.