Bregu: Futbolli turk më përshtatet, duket kampioni këtu hedh sytë nga futbolli shqiptar, ka goxha cilësi

Futbollisti Dejvi Bregu në një lidhje direkt me Ora Sport në RTV Ora, nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani u shpreh se futbolli turk më përshtatet dhe 2 golat e fundit vlejtën në aspektin personal.

Ai theksoi se mesa duket kampioni turk hedh sytë nga futbolli shqiptar pasi ka goxha cilësi.

Bregu: Goli është tjetër ndjesi si nga ana e moralit ashtu psikologjike. Shpresoj që ta ndihmoj ekipin në të ardhmen sepse dy golat më ndihmuan vetëm mua pasi e humbën ndeshjen. Sigurisht kemi nevojë për përshtatje, por tani kampionati po vazhdon.

Jam trajtuar shumë mirë këtu, edhe Selmanin edhe Roshin. Mesa duket kampioni turk hedh sytë nga futbolli shqiptar pasi ka goxha cilësi. Në dorë kam vetëm për të treguar futbollin tim, nuk kam gjë në dorë për kombëtaren.