Tërmet i fortë godet Turqinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2021, 14:21
Një tërmet me magnitudë 5.1Rihter ka tronditur Turqinë para pak minutash.
Tërmeti me magnitudë 5.1Ruhter në Turqinë Lindore ka ndodhur në orën 13:40 (me orën e Shqipërisë).
Mediet vendase raportojnë se tërmeti ishte relativisht i cekët, pasi thellësia e lëkundjeve sizmike ishin vetëm 5 km.
Epiqendra u raportua 56 kilometra në lindje të Erzurumit dhe 28 kilometra në juglindje të Pasinler.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale dhe viktima.

