Kapen “mat” nga pronarët e shtëpisë, hajduti shqiptar i sulmon me kaçavidë italianët

Një shqiptar është arrestuar për grabitjen e një vile në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Putignano, ku shqiptari së bashku me një person tjetër kishin arritur të hynin në shtëpi pasi kishin thyer një dritare në pjesën e pasme të ndërtesës.

Por, pronarët e vilës, dy vëllezër janë kthyer në shtëpi dhe i kanë kapur mat hajdutët.

Ata u sulmuan nga shqiptari i cili i është vërsulur 2 vëllezërve me një kaçavidë të madhe.

Dy pronarët janë plagosur rëndë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të vërë në pranga 40-vjeçarin me kombësi shqiptare, ndërsa bashkëpunëtori tjetër arriti të arratisej.

Policia gjatë operacionit arriti të sekuestronte një palë doreza lateksi, një kaçavidë dhe një çelës makine. Në të njëjtën kohë është ushtruar kontroll në banesën e të arrestuarit, e ndodhur në Santeramo në Colle, ku janë gjetur mjete shtesë për vjedhje.

I arrestuar për grabitje shtëpie dhe plagosje të rëndë , 40-vjeçari, pa precedentë të mëparshëm penalë është vendosur në arrest shtëpie në pritje të seancës gjyqësore.