Doli nga spitali dhe vrau djalin, dëshmia rrëqethëse: Matias u përpoq të shpëtonte nga babai duke vrapuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj, dje (16 nëntor).
Burri polak ka vrarë për vdekje të birin dhe ka plagosur me thikë gruan me origjinë shqiptare , gjendja shëndetësore e të cilës është e rëndë. Shqiptarja po trajtohet në spital, shkruajnë mediet italiane.
44-vjeçari me origjinë polake, ishte shtruar në një spital të Romës, pasi ishte i infektuar me Covid-19, ai u arratis nga u arratis nga spitali COVID, shkoi në shtëpi dhe vrau djalin e tij 10-vjeç me thikë.
Ndërkohë së fundmi mediat italiane, kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Italinë. Një fqinj i familjes tregoi të gjithë skenën me dëshmi rrëqethëse.
“Dëgjova fëmijën duke zbritur shkallët. Dhe babai i bërtiste “Matias, hajde këtu! Eja këtu!“. Iu afrova derës duke menduar “Nëse duhet ta lë të hyjë”. Pastaj heshtje. Matias ka qenë gjithmonë një fëmijë i bindur. Ai do të kthehet, imagjinova. Pas pak, ishte tashmë errët jashtë, dëgjoj përsëri të bërtitura. Mendova do të jetë ai pijaneci, burri që po rreh Mariolën. Kështu që unë njoftova 112”, tregoi ai.
Sulmohet me armë makina që po transportonte paratë e bankës
18 Nëntor, 17:37
Ndërkohë sipas mediave ajo që mbetet mister mbetet fakti se kush i ka hapur derën polakut. Nuk ka shenja se dera është hapur me forcë.
Ndërkohë një zyrtar i policisë tregoi se e njihte gjendjen ku ndodhej familja, shqiptarja me të birin pas urdhrit të gjykatës që ndaloi polakun që t’i afrohej pas akuzave për dhunë.
“E kam takuar herën e fundit të hënën. Ajo më tha se gjithçka ishte mirë dhe burri i saj nuk u shfaq më kurrë” tha ai.
Nëna e 10-vjeçarit ndodhet në spital në gjendje shoku pas humbjes së djalit, të cilin e gjeti pajetë dhe të gjakosur

