Ky është shpyllëzimi më i madh në 15 vjet
Pylli i Amazon po njeh nivelet më të këqija të shpyllëzimit në 15 vitet e fundit.
Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet, tregojnë të dhënat zyrtare.
Një raport i agjencisë braziliane të kërkimit hapësinor (Inpe) zbuloi se shpyllëzimi u rrit me 22% në një vit.
Brazili ishte në mesin e një numri kombesh që premtuan t'i jepnin fund dhe të anulonin shpyllëzimin deri në vitin 2030 gjatë samitit të klimës COP26.
Amazona është shtëpia e rreth tre milionë llojeve të bimëve dhe kafshëve, dhe e një milion njerëzve indigjenë. Është një depo jetike e karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.
Sipas të dhënave të fundit, rreth 13,235 km katrorë (5110 milje katrore) u zhdukën gjatë periudhës 2020-2021, sasia më e lartë që nga viti 2006.
Ministri i Mjedisit Joaquim Leite tha se të dhënat përfaqësojnë një "sfidë" dhe tha "ne duhet të jemi më të fortë në lidhje me këto krime". Ai shtoi se të dhënat “nuk pasqyrojnë saktësisht situatën në muajt e fundit”.
