Rihapet debati për pacientin zero, SHBA: Rasti i parë me Covid, një shitëse në tregun e Wuhanit

Debati mbi origjinën e pandemisë është rindezur sërish. Revista prestigjioze "Science" rishkruan afatin kohor të pandemisë Covid. Sipas raporteve nga "New York Times", është vërtetuar se pacienti i parë me Covid ishte një shitës i produkteve të peshkut nga tregu i kafshëve në Ëuhan dhe jo një kontabilist që jetonte milje larg siç përcaktohet nga OBSH.

Revista prestigjioze "Science" rishkruan afatin kohor të pandemisë Covid .

Sipas raporteve nga "New York Times", "Science" ka vërtetuar se rasti i parë i Covid  ishte një shitës i produkteve të peshkut nga tregu i kafshëve në Wuhan dhe jo një kontabilist që jetonte milje larg siç përcaktohet nga OBSH.

Kështu, debati mbi origjinën e pandemisë është rindezur midis përhapjes së virusit nga laboratori i Wuhan-it në ngjitjen nga kafsha te njeriu.

Shkencëtari Michael Worobey, një ekspert në gjurmimin e evolucionit të viruseve në Universitetin e Arizonës, vuri në dukje mospërputhje midis informacionit publik të disponueshëm dhe disa intervistave të kryera në Kinë, duke arritur më vonë në përfundimin se lidhjet midis shitësit në tregun me shumicë të ushqimeve të detit Huanan dhe pacientët e parë të shtruar në spital sugjerojnë se virusi vjen nga tregu. 

Për të pohuar tezën e tij, profesor Worobey analizoi rastet e raportuara nga dy spitale përpara se të ngrihej alarmi.

Edhe këto raste ishin kryesisht të lidhura me tregun.

"Në këtë qytet me 11 milionë banorë, gjysma e rasteve të para lidhen me një vend sa një fushë futbolli - tha Dr. Worobey - bëhet shumë e vështirë të shpjegohet ky model nëse epidemia nuk do të kishte filluar në treg".

Sipas ekspertit, gruaja u sëmur më 11 dhjetor 2019. Studimi thotë se shumica e rasteve të hershme simptomatike ishin të lidhura me tregun.

Profesori, i cili ishte një nga 15 ekspertët që botoi në "Science", argumentoi në këtë artikull të fundit se kërkimi i tij mbi origjinën e epidemisë "siguron prova të forta të origjinës së pandemisë në tregun e kafshëve të gjalla në Wuhan."