E dhunuan dhe e prangosën sepse u vesh si grua, rrëfimi rrëqethës i transgjinores: U detyrova të largohem

Nur është gruaja transgjinore nga Malajzia, e cila u arrestua sepse veshi kostumin tradicional të vendit, gjatë një ceremonie fetare.

Autoritetet malajziane kërkuan menjëherë ekstradimin e saj  dhe dënim deri në tre vjet burgim, me akuzat për fyerje të Islamit

Për autoritet  kjo ishte shkelje, pasi Nur është burrë dhe sipas ligjit islam, një burrë nuk mund të vishet si grua.

Pas kësaj Nur u largua nga vendi, asaj iu dha statusi i refugjatit, në këtë mënyrë ajo kërkoi azil në Australi.

36-vjeçarja malajziane është sipërmarrëse e kozmetikës, me një  numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

E dhunuan  dhe e prangosën sepse u vesh si grua, rrëfimi

Duke folur për BBC nga Sydney, ajo tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ikte, pasi u sulmua nga oficerët e JAIS, departamenti i çështjeve fetare në shtetin Selangor, i cili kishte ngritur akuzat kundër saj.

"Më duhej të ikja. Më trajtuan ashpër, më goditën, më shtynë, më vunë prangat, të gjitha para prindërve dhe familjes. U ndjeva e turpëruar dhe e trishtuar. Ndoshta ishte sepse ata më shohin si një grua trans, kështu që nuk u interesonte nëse më mbanin, rrihnin. Edhe ne gratë trans kemi ndjenja. Ne e meritojmë të jetojmë jetën tonë si njerëz normalë", tha ajo.

'Konfuzion gjinor'

Nur Sajat është një sipërmarrëse e suksesshme dhe e vetë-bërë. Shtatë vjet më parë, thotë ajo, filloi të promovohej në rrjetet sociale. Ajo zhvilloi suplementet e saj për kujdesin e lëkurës dhe shëndetin, duke ecur veçanërisht mirë me një korse që mbante emrin e saj të markës.

Me një pamje të pastër dhe me postime lozonjare në rrjetet sociale, ajo fitoi qindra mijëra ndjekës dhe u bë një personazh i famshëm kombëtar. Më pas filluan pyetjet për gjininë e saj.

Nuk kishte qenë kurrë një sekret. Nur Sajat mori pjesë në një konkurs të famshëm bukurie transgjinore në Tajlandë në vitin 2013, duke fituar një çmim për kërcimin e saj.

Ajo që  shkaktoi acarim te autoritetet malajzane ishte se ajo  postonte foto të veshura me hixhabin, mbulesën islame të kokës për gratë.