Katër viktima pas shpërthimit të minës në një fabrikë municioni

Katër persona kanë humbur jetën sot, 18 nëntor nga shpërthimi i një mine në një fabrikë municionesh rumune dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmi u bë i ditur nga mediet rumune duke cituar mbrojtjen civile.

Mina shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar kur disa punëtorë ishin në procesin e çarmatosjes së saj, sipas burimeve.

Fabrika në Babeni në Rumaninë jugore prodhon lloje të ndryshme municionesh për Ministrinë Rumune të Mbrojtjes.

Viktimat janë 3 burra dhe një grua.

Agjencia e shtypit tha se prokurorët kanë hapur një çështje penale dhe një ekip specialistësh janë dërguar në vendin e shpërthimit për të hetuar.

Në vitin 2019, një shpërthim aksidental në të njëjtën fabrikë Babeni vrau një 22-vjeçar.