Parlamenti pakistanez miraton ligjin për kastrimin e përdhunuesve

Parlamenti pakistanez ka miratuar ligjin kundër përdhunimeve seksuale, duke lejuar gjykatat të urdhërojnë kastrimin kimik, një dënim që grupet e të drejtave të njeriut dhe avokatët e quajnë mizor.

Me kastrimin do të përballen personat që kanë përdhunuar në mënyrë të përsëritur, ata që përdhunojnë në grup dhe pedofilët.

Sipas ligjit të ri, agjencitë qeveritare duhet të mbajnë një bazë të dhënash të shkelësve dhe gjykatat duhet të përfundojnë gjykimet brenda katër muajve.

Parlamenti pakistanez miraton ligjin për kastrimin e përdhunuesve

Parlamenti miratoi ligjin të mërkurën, gati një vit pasi qeveria e prezantoi atë.

Dënimi me kastrim pason një  shkallë në rritje të incidenteve të sulmeve seksuale ndaj grave dhe fëmijëve.

Burgimi i përjetshëm dhe dënimi me vdekje janë metodat aktuale të dënimit për përdhunuesit dhe pedofilët, sipas kodit penal të Pakistanit.

Autoritetet duan të krijojnë gjithashtu gjykata të posaçme për të përshpejtuar procesin gjyqësor.

Parlamenti pakistanez miraton ligjin për kastrimin e përdhunuesve

Çfarë është kastrimi kimik?

Kastrimi, termi i të cilit në shqip është tredhje, është praktika e heqjes, rëgjimit ose mpirjes së organeve mashkullore të një kafshe ose njeriu, me qëllim që ta bëjë të paaftë të kryejë marrëdhënie seksuale ose të krijojë pasardhës.

Kastrimi kimik konsiston në përdorimin e medikamenteve të ndryshme për të zvogëluar dëshirën dhe aktivitetin seksual. Kastrimi kimik përgjithësisht realizohet në cikle, megjithëse efektet kanë prirjen të jenë të përhershme në trup.