Kush është kompania që ka punësuar 50 dele?
Puna nga duart e njeriut ka qenë dhe mbetet thelbësore në fabrikat e makinave.
Me zhvillimin e teknologjisë dita ditës rritet frika dhe dyshimi se krahët punëtorë do të zëvendësohen nga makineritë dhe robotët inteligjentë.
Por në një fabrikë disa katërkëmbësh vijnë për të ofruar shërbimet e tyre dhe madje edhe në punë normale.
Në fabrikën e VW në Chattanooga, Tennessee, zyrtarët vendosën se duhej të bënin disa "punësime" të veçanta, duke punësuar 50 dele dhe dhi për të ndihmuar kompaninë.
Parku i paneleve diellore, i cili funksionon në fabrikë që nga viti 2013, është parku më i madh i kompanive të makinave, në Shtetet e Bashkuara.
Panelete e parkut sigurojnë 12.5% të energjisë së nevojshme për impiantin në fazën e funksionimit të plotë.
Janë plotë 33,000 panele të shpërndara në një zonë të madhe brenda ambienteve të fabrikës.
Që objektet të funksionojnë siç duhet, duhet shmangur erozioni i tokës, që do të thotë se duhet të ketë bimësi midis paneleve.
Megjithatë, bimësia nuk duhet të kalojë një lartësi të caktuar në mënyrë që të mos lëshojë hije mbi panelet. Dhe diku këtu duhet kontributi i deleve.
"Kullotja e kontrolluar është një mënyrë efektive dhe me kosto të ulët për të kontrolluar bimësinë dhe për të reduktuar erozionin e tokës," tha Loran Shallenberger, zyrtar i Energjisë së Rinovueshme të kompanisë VË.
Në fakt, siç pretendon ai, delet e presin barin dhe njëkohësisht panelet i mbrojnë nga vapa dhe shiu.
Delet kanë avantazhin mbi makineritë kositëse të barit, pasi e mbajnë barin në një lartësi të caktuar dhe mund të arrijnë në vende ku makinat nuk hyjnë.
Për të mbrojtur delet nga sulmet e kafshëve të egra, në park ka disa gomarë që paralajmërojnë kur ka rrezik.


