Shikoni videon, është grua apo burrë portierja e Iranit? Gati padia ndaj Jordanisë!

Ditët e fundit po flitet për kërkesën që ekipi i Jordanisë për femra në FIFA ku kërkon nga qeveria e futbollit botërorë që t’i bëjë testin e gjinisë dhe të konfirmojë nëse është femër apo burrë.

Zohreh Koudaei i priti dy penallti Jordanisë duke kualifikuar për herë të parë Iranin në Kupën e Azisë për femra teksa humbësve nuk u del inati dhe përmes një kërkese e cila bazohet në problemet që ka patur Irani edhe më përpara me situata të tilla kërkon verifikimin e gjinisë për lojtaren.

Ndërkohë kjo e fundit ka reaguar duke e cilësuar si bullizëm kërkesën e Jordanisë teksa tha se do të padisë këtë ekip për trajtimin që po i bën ndërsa më poshtë eshtë edhe video ku ajo pret penalltitë e Jordanisë. Mund të krijoni vetë një ide nëse ajo është femër apo i përket gjinisë tjetër!./Ora News/.