Prindër nguliteni mirë në kokë, rrugët janë të mbushur me ujqër

Pertej nje reagimi instiktiv jo produktiv, lidhur me ngjarjen e Fierit, ka disa mesime:
Prinderit duhet ta ngulisin mire ne koke qe tashme femijet derisa mbushin moshen 18 vjeç, moshe kur mund te mbrojne veten dhe ndajne te miren nga e keqja, nuk duhet ti humbasin nga shikimi. Ti kontrollojne celularet, ti shoqerojne ne shkolle; ti kene ne kontroll vizual ne rruge; ti kene nen kontroll kur mblidhen me shoqeri. Tashme jemi nje shoqeri individualiste, indiferente dhe e pandjeshme pertej normales. Rruget jane te mbushura me ujq: 

Makina te drejtuara nga te papergjegjshme, pedofile dhe vrases ne kembe te lire, mungese institucionesh fetare dhe shteterore qe kontrollojne mekanizmat e brendshem te nje shoqerie. Ne keto kushte vetem prindi mund te zevendesoje policin, mesuesin, punonjesin social dhe sherbyesin fetar.

Sa i perket denimit me vdekje, lerini kerkesat pasi diten qe do miratohet, do nderpriten marredheniet e BE qe do te thote vizat dhe shume ndihma ekonomike dhe programe qe kapin diku tek 400 milion euro. Por asgje nuk i kushton shtetit qe per keto jashteqitje te shoqerise te kete burgje te sigurise se larte te vendosur ne vende me klime ekstreme, tip malesh ku bora nuk shkrin dhe rruga nuk shkon, dhe qelite te jene nje kopje e ferrit mbi toke.

Jemi ne kushtet kur duhet te riprogramojme veten dhe shtetin