Sulmohet me armë makina që po transportonte paratë e bankës

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një automjet që transportonte paratë e bankave është sulmuar me armë zjarri.

Media e Kosovës, bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjojur kan shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi I një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, tha Hashani.

Policia e Kosovës po heton rastin, ndërsa nuk dihet nëse personat e armatosur kanë arritur të vjedhin paratë.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar.