"Mafia shqiptare fshihet pas ekzekutimit", media greke për atentatin ndaj 37-vjeçarit shqiptar: Donin të mbyllnin llogaritë me plumba

Mediet greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasje e biznesmenit shqiptar Marjus Diamanti 37 vjeç, me origjinë nga Delvina mbrëmjen e 16 nëntorit në Greqi.
Sipas "Protothema" 37-vjeçari ishte vënë në shënjestër të personave të panjohur të cilëve dyshohej se i kishte më shumë se 200 mijë euro boxhr.
"Autorët ishin profesionistë," shkruan media greke.
"Protothema" shkruan se "pas vrasjes duket se fshihet mafia shqiptare e cila donte të mbyllte llogaritë e hapura me plumba në gjithçka që ka të bëjë me trafikun e kokainës në Athinë dhe Mikonos."
Deri më tani policia nuk ka asnjë provë që mund ta çojë në identifikimin e autorëve apo motivin e saktë të ekzekutimit.
“Nga autoritetet shqiptare erdhi një informacion se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestër të personave të panjohur, të cilëve dyshohet se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh” shkruan media greke.
Nga të dhënat e deritanishme, siç shihet edhe në videon që disponon pika e karburantit, autorët kanë qenë profesionistë.
Ata kanë lëvizur të qetë pa lënë hapësirë reagimi ndaj viktimës, ndërsa fakti që pasi e ekzekutuan kanë djegur automjetin e vjedhur që përdorin tregon se kanë dashur të zhdukin çdo gjurmë për të mos lënë asnjë provë.
Në fazën e parë të hetimeve po hetohen lidhjet që ka pasur me qarqet e kokainës në Mykonos. Në vitin 2010, 37-vjeçari ishte akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari në Kypseli. Ai arriti të shpallej i pafajshëm me pretendimin se arma e krimit ishte përdorur nga një person tjetër në atë kohë.
