Stadiumi i ri nuk është gati, Kukësi-Tirana luhet në "Air Albania"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 13:10
Kishte pritshmëri të mëdha për sfidën Kukësi-Tirana këtë javë pasi do të ishte dita e rikthimit të ekipit verilindor në shtëpinë e re, impiantin e ndërtuar nga e para "Zeqir Ymeri".
Duket se nuk do të jetë kështu sepse impianti i ri mund tê kërkojë edhe disa ditë më tepër e për më shumë edhe bari natyral do kohën e tij.
Kështu, sfida e kësaj jave me Tiranën nuk do të jetë në "Zeqir Ymerin" e ri por në "Air Albania".
Drejtuesit e Kukësit arritën marrëveshjen me FSHF, për përdorimin e stadiumit më të mirë në vend për këtë duel i cili do të luhet normalisht të Hënën në orën 19:45./Ora News/



