Serbët e pandreqshëm, provokojnë Kosovën pas kualifikimit në Botëror
Serbia edhe kur fiton apo festoon nuk heq dorë nga zakoni i keq duke bërë provokime edhe politike teksa flitet për futboll dhe për një Kupë Bote.
Pas fitores ndaj Portugalisë në shtëpinë e këtyre të fundit, sukses që i dërgoi ata direkt në Botëror, lojtarët dhe stafi nisën festën në stadium, festë që kapërceu edhe sensin sportiv,
Siç ndodh rëndomë që të provokojnë Kosovën e cila është e pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa, disa lojtarë dolën hapur me tre gishta në foto ku një prej tyre ishte lojtari i Fiorentinës, Dusan Vlahoviç.
Nuk u mjaftuan me kaq por lojtarët kishin veshur edhe një fanellë me hartën e Serbisë ku Kosova ishte pjesë e tyre dhe me mbishkrime nacionaliste.

“Le të valëvitë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumije (Mal të Zi)”, ishte shkruar në fanellat e tre lojtarëve por ata duhet të kenë të qartë diçka, që FIFA dhe UEFA mund t’i ndëshkojnë sigurisht ndërsa Kosovën ta shikojnë në ëndrra!/Ora News/.
