Video/ Holanda vuan por siguron biletën për në Botëror. Turqia dhe Ukraina në playoff

Ndahen edhe biletat e fundit direkte për në Botëror për zonën e Europës. Është Holanda që arrin në mënyrë dramatike të kualifikohet pas një vuajtje dhe një rreziku të madh ndaj Norvegjisë.

Në një stadium të boshatisur dhe një finale për t’u luajtur, tulipanët mposhtën në minutat e fundit 2-0 Norvegjinë falë një dopiete nga Depay. Ky sukses i dha kryesimin përfundimtar Holandës në G.

Turqia që pretentoi t’i merrte vendin e parë Holandës, fitoi me vuajtje edhe ajo në fushën e Malit të Zi 2-1 që gjithsesi i jep një tjetër shans duke i çuar në playoff. Për t’u shënuar që lojtari shqiptar, Fatos Beqiraj shënoi për malazezët. Mbetet kështu jashtë Norvegjia që sërish mbetet jashtë një eventi madhor pas pushimeve në Euro 2020.

Ukraina gjithashtu fitoi një vend në playoff falë suksesit 2-0 ndaj Bosnjes në fushën e këtyre të fundit por i falet edhe rezultatit 2-0 të Francës në Finlandë duke eliminuar këta të fundit. /Ora News/.