“Kur kosovarët luanin me top, këta të Shqipërisë shikonin peshqit me dylbi”, Plisat shpallin të padëshiruar komentatorin Lokaj
Fitorja e Kosovës U21 ndaj Shqipërisë U21 në “Fadil Vokrri” ka shkaktuar disa polemika dhe pakënaqësi pas disa deklaratave të komentatorit kosovar, Andin Lokaj.
Menjëherë pas vërshëllimës që konfirmoi fitoren 2-1 në minutat e fundit ai shkruajti një status që ka bërë jo pak zhurmë dhe sigurisht që nuk është pritur mire as në Prishtinë e as në Tiranë dhe shikohet si përçarje.
“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”, shkruante komentatori i RTK-së.
Menjëherë komentet dhe reagimet ishin të forta ku grupimi i njohur i tifozëve “Plisat” me një status të forte e shpallën atë të padëshiruar për deklarata përçarjeje teksa shkruajtën se Kosova është Zemra e Shqipërisë.

Kujtojmë që edicionin e kaluar të eliminatoreve, Shqipëria U21 dhe Kosova U21 u përplasën dy herë, ku dy herë fituan kuqezinjtë por nuk pati asnjë reagim apo deklaratë të tillë si ajo e Lokaj që sigurisht është e pavend!/Ora News/.
