Video/ Messi në hije, Argjentina vuan me Brazilin por arrin Kupën e Botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 07:20
Si asnjëherë më parë në këto dy vite për shkak të pandemisë, Argjentina luajti përballë 27 mijë tifozevë në San Juan ndaj një Brazili të kualifikuar tashmë por nuk arriti të fitonte, me sfidën që u mbyll 0-0.
Dueli nisi shumë i fortë dhe me Messin titullar Albicelestët kërkuan menjëherë të shënonin teksa rastin e parë të artë e kishin miqtë me Vinicius kur tentoi një parabël për të shënuar.
Brazili vijonte të krijonte ndërsa në 33' Lautaro Martinez ishte pranë avantazhit me gjuajtjen e tij qe shkoi jashtë porte. Në mungesé të Neymar, Brazili nuk vuan shumë pasi krijojnë shumë raste si ai me Fred kur godet traversën ndërsa në minutat e fundit pothuajse vetëm Gabriel Jesus nuk arrin të shënojë.
Polemika krijoi një veprim i Otamendit që mund të ndëshkohej me të kuq por u fal nga arbitri. Ajo që u kuptua ishte forme e Messit që nuk arriti të bënte asgjë vetëm një aksion në fund ndërsa falë humbjes së Kilit me Paraguain, skuadra e Scalonit arriti të fitonte biletën për në Katar./Ora News/.
