“Reja duhet të bënte italianin”, Mehmeti tregon sesi duhej të sillej Shqipëria në Wembley: T’i mërziste futbollin Anglisë
Dritan Mehmeti ishte i ftuar në “Ora Sport” në RTV Ora, ku ka komentuar ndeshjen e zhvilluar mes Anglisë dhe Shqipërisë.
Tre luanët arritën që të fitonin me shifrat 5-0 duke shkatërruar kuqezinjtë. E gjitha kjo erdhi edhe falë guximit të madh të Rejës për të bërë presing me 7 lojtarë në fushën e Anglisë, pasi kërkohej me çdo kusht fitorja.
“Faktori kryesor është aspekti psikologjik, nuk është ndërtuar mirë skuadra. Të bësh presing lart në zemër të Londrës kundër Anglisë, është shumë e vështirë. Duhet të luash në bllok, shkurt, t’i japësh epërsi territoriale dhe të presësh nëse do të lënë ndonjë rast për kundërsulm. Reja nuk e bëri italianin në këtë rast. Duhej që ta mërziste Anglinë, t’ia mërziste futbollin dhe të kërkonte goditjen e saj nëse do ta jepte këtë mundësi”, tha Mehmeti.



