Publikohet formacioni i Shqipërisë, sa shumë ndryshime te kuqezinjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2021, 19:24
Për Shqipërinë do të jetë një ndeshje thelbësore në objektivin e madh për të arritur te vendi I tretë dhe te grumbullimi për herë të parë i 18 pikëve në një faze grupesh. Shqipëria do të luajë ndaj Andorrës pa tifozë teksa trajneri Edy Reja ka bërë edhe zgjedhjet zyrtare për formacionin.
Janë shumë mungesa dhe shumë zgjedhje të kushtëzuara teksa në portë do të jetë Strakosha e më pas në mbrojtje, Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari.
Në mesfushën me pesë lojtarë janë aktivizuar Roshi, Laçi, Ramadani, çekiçi dhe Hysaj ndërsa në sulm, Uzuni dhe Seferi.
Shqipëria: Strakosha, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Laçi, Ramadani, Hysaj, Çekiçi, Uzuni, Seferi./Ora News/.
