Rama niset drejt Italisë për njohjen e pensioneve të shqiptarëve: Proces i filluar prej kohësh, shumë i vështirë

Kryeministri Edi Rama do të niset sot në një vizitë zyrtare në Itali.

Nga aeroporti "Nënë Tereza", shefi i qeverisë bëri me dije se do diskutohet mbi njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali.

Rama: Në qendër të vëmendjes, në bashkëbisedimin me kryeministrin italian do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Është një proces që e kemi filluar prej kohësh, është një proces i vështirë. Dy janë marrëveshjet më të vështira për shkak të masës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe në Greqi, marrëveshjet pikërisht me Greqinë dhe Italinë.