Kthimi i dënimit me vdekje? Rama: Nuk është as i mundur dhe as shkop magjik. Nuk i bën të paevitueshme ngjarjet si e Fierit
Rrëmbimi, vrasja dhe mbulimi me baltë i Mateos në fshatin Greçalli të Fierit ka tronditur të gjithë shoqërinë. Një pjesë e madhe e opinionit publik kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje.
Kryeministri Edi Rama në konferencë për median tregon se kthimi i një dënimi të tillë nuk është as i mundur as shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje që ndodhin në të gjitha shoqëritë.
Edi Rama: Mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme të momentit nga një pjesë e konsiderueshme të shoqërisë por çështja e dënimit me vdekje është çështje e adresuar kohë më parë si çështje e civilizimit.
Në adresimin e kësaj çështjeje ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e para hapat për heqjen e dënimit me vdekje të cilat kanë folur qartësisht se jo vetëm në aspektin moral por dhe në aspektin praktik, dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Fatkeqësisht shoqëritë edhe në vende më të zhvilluara i kanë këto qënie që janë në gjëndje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qënien e njeriut.
Rikthimi I dënimit me vdekje nuk është as i mundur as shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje që ndodhin në të gjitha shoqëritë."
Pyetje: A është e udhës të rishikohet Kodi Penal, jo vetëm për këto raste por dhe për rastet e pedofilisë?
Edi Rama:Patjetër që mundësitë për të rishikuar legjislacionin janë gjithmonë por thelbi është rikthimi I trupave gjykues në nivel legjislacioni.
Sfida nuk është të shkruajmë më shumë ligje por të zbatojmë më shumë ligje. Për të gjithë rastet përsëritëse e do e bëjmë publik së shpejti të cilat janë flagrante në aspektin e papërgjegjshmërisë deri në ekstreme të trupave gjykues. Në të njëjtën kohë jemi duke reflektuar për një ndërhyrje në legjislacion që nuk lidhet me rastin konkret. Apo nuk është rezultat i rastit konkret të cilin do ta përfshijmë në konsultimin përfundimtar që e kam lajmëruar.
Do të pyesim popullin për një sërë çështjesh me rëndësi të veçantë për të marrë opinion të gjerë përtej partive duke synuar të hedhim disa hapa të guximshëm.
Nuk mund tju them sot se jemi duke i formuluar pyetjet për qytetarët por në këtë aspekt synojmë të adresojmë përsëritjen.
Në rastin konkret kam parë me vëmendje atë çka referuar policia e shtetit për dinamikën e ngjarjes dhe profilin e autorit. Nuk është rasti tipik I përsëritësve të liruar papërgjegjshmërisht. Shumë vite më parë autori është ndaluar për heqje të paligjshme të lirisë së një personi. Ka marrë një dënim dhe e ka kryer. Mbetet e diskutueshme nëse dënimi ka qenë I mjaftueshëm ose jo por e ka kryer dënimin.
Është tragjike por këto janë ngjarje të cilat nuk janë evituar dhe nuk evitohen 100 % sido që ti shkruash ligjet dhe në lartësinë e ligjit të jenë trupat gjykues.
