Ngjarja horror në Fier/ A duhet të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri? Ja çfarë mendojnë qytetarët

Mbarë opinioni publik u tronditi mbrëmjen e djeshme nga ngjarja horror e Fierit, ku një djalë 8-vjeçar u rrëmbye dhe më pas u vra nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.

Si rrjedhojë vjen pyetja, a duhet të kthehet dënimi me vdekje  në vendin tonë? Çfarë mendojnë qytetarët, a janë dakord?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox pop me Enkin në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në RTV Ora.

Me sa duket ngjarja tragjike e Fierit ka tronditur qytetarët, të cilët thonë se dënimi me vdekje për mostra si, Klodian Çalamani duhet të kthehet në Shqipëri.

Ndërsa disa qytetarë tjerë thonë se dënimi me vdekje do e çojë vendin tonë mbrapa në kohë dhe zhvillim.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm në një konferencë për mediet, kryeministri Rama, ngushëlloi familjen e vogëlushit dhe kërkoi nga drejtësia të të jetë në lartësinë e duhur dhe autori i krimit të marrë dënimin më ekstrem të parashikuar nga ligji.

Rama tha se  kthimi i një dënimi të tillë nuk është as i mundur as shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje që ndodhin në të gjitha shoqëritë.

Sot, familja e 8-vjeçarit në fshatin Greçalli të Fierit pret dhe përcjell njerëz në shtëpi, që shkojnë për ti ngushëlluar për humbjen e djalit të tyre Mateo.

Familja Vasiu do të përcjellë për në banesën e fundit në orën 11:00 të voglin e tyre, që ia mori jetën në mënyrë barbare fqinji i tij.