Abilekaj: Pas 24 korrikut të 2022, Basha dhe Meta nuk do të bashkohen më

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se Meta kishte me tonë të zbutura por i ashpër kundrejt Bashës, sepse e akuzoi për 4 vendime që në 8 vite duhet të kishte mbajtur përgjegjësi.

Ai theksoi se pas 24 korrikut të vitit 2022 Basha dhe Meta nuk do të bashkohen më me këtë bazë të dhënash që kanë dhënë.

Abilekaj: Meta ishte me tonë të zbutura por i ashpër kundrejt Bashës, sepse e akuzoi për 4 vendime që në 8 vite duhet të kishte mbajtur përgjegjësi. Ajo që tha se i përket popullit të 2 marsit të lë kuptojë se do të kthehet në opozitë, por pa Lulzim Bashën.

Basha dhe Meta nuk do të bashkohen më me këtë bazë të dhënash që kanë dhënë. Pas 25 korrikut opozita do të ketë një tjetër çarje, që do të jetë ajo mes Bashës dhe Metës. Meta sikur paralajmëroi një angazhim të ri pas 25 korrikut, duke krijuar 4 parti opozitare.