Kola: Berisha do të krijojë një front bashkë me Metën, mbledh me vete grupime ekstremiste
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Vehap Kola u shpreh se dyshoj se janë mbledhur ¼ e firmave për kuvendin kombëtar të PD-së.
Ai theksoi se ka një skenar që Berisha nuk do të marrë PD-në, por do të krijojë një front tjetër duke u bashkuar me Metën.
Kola: Kjo hajde shihi se janë aty firmat dhe bindu për të thërritur firmat. Unë dyshoj se janë mbledhur ¼ e firmave. Unë mendoj se skenari i dytë është që Berisha nuk do të marrë PD-në, por do të krijojë një front tjetër duke u bashkuar me Metën.
Ai do të marrë një pjesë sa më të madhe të PD. Grupimi i tij mbledh me vete grupime ekstremiste nga të gjitha llojet. Rreshtat e parë ish-ministra, ish-deputetët, janë shumë të qartë se Berisha po e bën për interesat e veta një gjë të tillë.

