“Sot ja bëri atij nesër ma bën mua”, irritohen të rinjtë në Fier ndaj 38-vjeçarit që groposi të miturin: Ishte pijanec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2021, 22:25
Të rinjtë në Fier të tronditur nga ngjarja horror në fshatin Grecalli, ku u trupi i pajetë i 8-vjeçarit është gjetur në oborrin e banesës së 38-vjeçarit, Klodian Çalamani.
Në një deklaratë për mediat ata të irrituar nga veprimi i 38-vjeçari janë shprehur se ky i fundit ishte pijanec ndërsa kanë shtuan se kanë frikë se një gjë e tillë mund të ju ndodh dhe atyre.
Ata janë shprehur se Çalamani punonte ku ti dilte.
“Kemi frikë, sot ja bëri atij nesër ma bën mua”
“Ishte shumë djalë i mirë. I urtë. Klodiani është pijanec shumë i poshtër. Shumë njeri i keq. Mua nuk më ka bezdisur për të folur fliste si njeri tamam. Komunikonte mirë, nuk më ka thirrur ndonjëherë në banesë. Është zonë e qetë . Punonte ku të gjente. Jetonte në kasolle.” – shprehen ata.
