Reshje të izoluara dhe temperatura deri në 20°C, ja si do të jetë moti sot

Deri në mesditë, vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Por pasditja do të sjellë zhvillim të vranësirave të dy skajet veriperëndim dhe jugperëndim duke rrezikuar shira të izoluar.

Gjatë orëve të vona të natës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë zonën jugore duke sjellë reshje të pakta shiu.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të ulen lehte në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 4 ballë.