Pak interes për vaksinimin e fëmijëve, prindërit skeptikë

Deri tani në disa qendra shëndetësore nuk është injektuar ende asnjë dozë vaskine anti-Covid te fëmijët. Megjithëse listat janë gati dhe mjekët kanë marrë udhëzimin e nevojshëm, prindërit nuk janë shfaqur shumë të interesuar për këtë proces. Por ndryshe mendojnë gjyshërit, të cilët dakordësohen me imunizimin e fëmijëve përmes vaksinës.

Prej 1 nëntorit në Qendrat e Shëndetësore është shpërndarë udhëzimi  për vaksiniminin e fëmijëve, por pavaraësisht kësaj mjekët thonë se interesi ka qenë i ulët.

 Mjekja pediatre, Sonila Brataj,  thotë se prindërit hezitojnë, sidomos për fëmijët  nga mosha 12-15 vjeç.

"Për moshën 17 vjeç nuk ka hezim ndërsa për ata me sëmundshmëri kronike njoftimet janë bërë por për momentin nuk kemi fëmijë në këtë moshë dhe kronikë të vaksinuar".

Megjithëse prindërit janë skeptik, gjyshërit shprehen pro vaksinimit të fëmijëve, si  një mundësi e mirë për tu ruajtur nga koronavirusi.

"Pse mos ta bëjnë, të mbrojnë veten e tyre dhe ne."

"Tani doli kjo, një mbesë kam unë dhe do ta bëjë."

Sipas udhëzimit, fillimisht janë fëmijët me sëmundje kronike dhe më pas moshat 15-16 vjeç.

"Kemi një numër 50 fëmijë 16-18 vjeç për mjekë në qendrën tonë. Kronikëve u është dhënë përparësi."

Për fëmijët do të injektohet vetëm vaksina Pfizer, do të marrin dozën e plotë, e më pas nëse do të jetë e nevojshme, duke u bazuar te studimet, do të aplikohet edhe e treta.