Klasat, vatra Covidi në Sarandë, festat dhe shkelja e masave përhapin virusin mes adoleshentëve

Festat dhe shkelja e masave në shkolla po përhap gjërësisht koronaviruris mes nxënësve në Sarandë. Shkolla e Borshit aktualisht është e mbyllur, ndërsa gjimnazi "Hasan Tahsini" është kthyer në një vatër epidemiologjike, pasi nxënësit aty u lejuan të organizojnë festë për Halloween. Shqetësim këtë vjeshtë është rikthyer edhe gripi i stinës.

Shkelja e protokolleve anti-Covid i ka kthyer klasat në ambiente të përhapjes së koronavirusit në Sarandë.

Aktualisht shkolla e Borshit është mbyllur, ndërsa vatra e re epidemiologjike është në gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë, pasi nxënësit aty u lejuan të organizojnë festë për Halloweenin.

"U sugjerohnim të mbajnë distancën, aty bëhej e kundërta. I bashkonin klasat dhe bëhej mësim me klasa të bashkuara. U detyruam të mbyllim përkohësisht shkollën e Borshit. Në nëntor pjesa dërmuese e rasteve janë të nxënësit e shkollave".

Mjeku epidemiolog, Milto Çondi, fajëson dështimin në zbatimin e protokolleve anti-Covid për rritjen e infektimeve mes fëmijëve, krahas neglizhencës.

"Që nga termotrimi i fëmijëve para se të hyjnë në shkollë. Shpesh nuk bëhet për neglizhencë.Vetëizolimi i rasteve pozitive dhe familjarëve, përdorimi i maskës."

Këtë vjeshtë, krahas koronavirusit, po qarkullon njëherësh edhe gripi i stinës çka ka shtuar numrin e fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore në spital.

"Në këtë periudhë rreth 15 fëmijë na vijnë çdo ditë me simptoma të gripit."

Vetëm pak javë më parë, Saranda shënoi një viktimë 5-vjeçare nga Covid-19.