Si ndihmon Kickboxing në luftën kundër kancerit të gjirit?

Kanceri i gjirit është  kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe  vendet në zhvillim.

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.

Megjithatë një studim i fundit sugjeron se aktiviteti i sportit Kickboxing ndihmon në parandalimin dhe moskthimin e sëmundjes.

Si ndihmon Kickboxing në luftën kundër kancerit të gjirit?

ILda Lilo, kickboxer thotë se ky lloj sporti ndihmon që trupi të luftojë hormonet që prodhojnë kancerin e gjirit.

"Për një jetë të shëndetshme këshillohet gjithmonë aktiviteti fizik. Kickboxing, sipas studimeve që janë bërë së fundmi të ndihmon, që trupi të luftojë hormonet që prodhojnë kancerin e gjirit. Edhe në rastin e oersonit që ka kaluar kancerin e gjirit ekziston një  përqindje shumë e madhe për femrat që merren me Kick Box mos ta kalojnë sëmundjen sërish. Kickboxing ndihmon në parandalimin dhe mos kthimin e kancerit të gjirit", u shpreh Lilo në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Ndër të tjera lojtarja e kickboxing tha se ditën e dielë ( 31 tetor) do të organizohet një event, si shenjë sensibilizimi kundër kancerit të gjirit, ku do të organizohen 10 ndeshje mes vajzave me njëra -tjetrën nga të gjitha qytetet e Shqipërisë./Ora News/