Ushqimet e vjeshtës, çfarë duhet të hamë

“Ne jemi çfarë hamë” një shprehje që e dëgjojmë shpesh nga specialistët e shëndetit. Në fakt ushqimi është kaq shumë i rëndësishëm për jetëgjatësinë e njeriut sa që shpesh herë debatohet për  kulturën e të ngrënit . Lidhur me këtë temë dietologia Anila Kalleshi e ftuar në emisionin e pasdites "Jeto me orën" u ndal tek.

Produktet që duhet të konsumojmë në këtë stinë.

"Konsumoni ushqim me vlera ushqyese dhe jo kalorike ,vjeshta ofron fruta perime që mbartin vlera ,ka fëmijë që nuk njohin brokolin, një 15 vjeçare erdhi në studion time dhe peshonte mbi 100 kg, njihte vetëm ushqim të çastit, ka fëmijë që nuk njohin bokolin, karrotën, lakrën".

Dietologia klinike Kalleshi u ndal edhe tek frutat dhe perimet e stinës duke këshilluar konkretisht  shegën që e cilësoi mjaft të mirë për personat që vuajnë nga kancerin.

Mollët  sipas saj të cilat janë fryti i markës tregtare të vjeshtës janë të këshillueshme pasi  përfiojmë fibra. Vjeshta gjithashtu vjen me Dardhët  të cilat sipas dietologes përbëjnë një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale.

"Konsumoni hurmat, rrushin, boronicën, panxharin, patatet e panxharin dhe gështenjat " tha Kalleshi.

Pra  të ushqyerit sipas stinës do të thotë që ti japim organizmit atë që ka nevojë për ta bërë jetën tonë sa më të shëndetshme.