Diabeti po prek edhe fëmijët, mjeku: Tipi 2 po shihet te moshat 10-11 vjeç, Covidi rëndoi gjendjen e tyre
Në ditën botërore të shëndetit ekspertët ngrenë shqetësimin se pandemia e koronavirusit ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore të diabetikëve, por ka pasur edhe shumë raste të shfaqura për herë të parë. Rreth 2000-3000 raste raportohen çdo vit në vendin tonë, ndërsa po shihet se fëmijët po rrezikohen nga diabeti i tipit 2.
Rreth 2000-3000 persona rezultojnë me diabet çdo vit në vendin tonë, një trend i cili ka ngelur i pandyshuar ndër vite.
Në ditën botërore të kësaj sëmundje, kreu i Shoqatës së Diabetikëve, mjeku Florian Toti, ngriti shqetësimin e shfaqjes së kësaj sëmundje të tipit dy edhe të fëmijët.
"Po ulet mosha e fillimit të diabetit tip 2 duke vajtur në gati 30 vjeç. Sot ka dhe raste të këtij diabeti te fëmijët e moshës 10-11 vjeç që dikur nuk imagjinohej".
Në gati dy vite, personat që vuajnë nga niveli i lartë i sheqerit në gjak kanë qenë ndër më të rrezikuarit nga koronavirusi.
Gjatë kësaj periudhe, mjekët endokrinolog thonë se janë raportuar edhe për shfaqejen e diabetit për herë të parë, kjo e ndikuar nga infektimi me koronavirus, dhe kurimi prej tij.
"Është një diabet që po zbulohet të personat me Covid, mbetet për tu diskutuar nëse është diabet që shpërtheu nga terapia me kortizonik apo është një diabet që ka si origjinë të tij diabetin."
Në buxhetin e këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka radhitur, diabetin si sëmundjen e dytë me më shumë vemendje nga qeveria.
"20 mln dollarë shkon nga fondi për rimbursimin e medikamenteve të pacientëve me diabet, duke zënë vendin e dytë në gjithë buxhetin e fondit."
83 577 pacientë diabetik kanë përfituar barnat falas nga janari i 2021, ndërsa numri i fëmijëve dhe të rinjëve përfitues të rimbursimi të fishave është 450 000.
Në ditën botërore të shëndetit, mesazhi që u përcoll ishte për monitorim të vazhdueshëm të shëndetit, pasi diabeti mund të parandalohet.

