18 mln eurot kaluan nga Alfa Bank, hetimet e SPAK për paratë e Cosa Nostra shtrihen edhe për bankën greke
Hetimet e Prokurorisë për transfertën e shumës së 18 milion eurove të cilat do të pastroheshin nga Rezart Taçi janë shtrirë edhe në bankën greke "Alfa Bank" në të cilën do kryheshin veprimet.
Dyshimet janë se biznesmeni mund të në këtë zgjedhur këtë institucion financiar pasi mund të ketë pasur persona të besuar që do t’i mundësonin kryerjen shpejte të veprimeve duke mos i hapur probleme.
Por ndërhyrja e drejtorisë së pastrimit të parave, që kanë sinjalizuar Prokurorinë e Posaçme, ka bllokuar procedurat.
Nga ana tjetër, SPAK ka nisur verifikimin edhe të pasurive të Rezart Taçit në Shqipëri.
Një vendim i tillë u mor pas hetimeve që ka ndërmarrë antimafia italiane dhe SPAK lidhur me akuzën e pastrimit të parave në kuadër të krimit të organizuar.
Në përgjimin e datës 6 tetor 2021 Taçi i thotë Francesco Zummos se paratë ja garantonte me asetet e tij dhe të mos kishte merak.
Pas hapjes se llogarisë më 18 qershor në Mal të Zi e në Tiranë transaksionin e kalimit nga llogaria e Zummo tek e Taçit do ta bënte Fabio Petruzella.
Mësohet se ky i fundit ka ardhur tre herë në Shqipëri pas 18 qershorit dhe kishte prokurë nga Zummo.
Por banka i kishte sekuestruar paratë për llogari të SPAK dhe nuk ia ka pranuar veprimin duke e gënjyer se paratë nuk kishin ardhur ende.
Ndërkohë për llogari të SPAK policia italiane ka bërë kontrolle në Romë e Milano ku dyshohet se qëndron biznesmeni Rezart Taçi.
