Pas përplasjes në festivalin e këngëtarit të njohur, humb jetën 9-vjeçari
Një djalë 9-vjeçar, i cili u shkel gjatë festivalit "Astroworld" më 5 nëntor në Teksas, pas 10 ditësh në koma humbi jetën, duke u bërë viktima e dhjetë e tragjedisë, njoftoi të dielën (14 nëntor) avokati që përfaqëson familjen e tij.
9-vjeçari kishte shkuar me prindërit e tij në koncertin e reperit amerikan, Travis Scott, gjatë të cilit turma u shkel me këmbë, duke shkaktuar vdekjen e nëntë personave të tjerë dhe qindra të tjerë plagosur.
9-year-old Ezra Blount has passed away, according to the Mayor of Houston.
— Brian Entin (@BrianEntin) November 15, 2021
He was on his dad's shoulders at the Astroworld concert -- when his dad says he could not breathe and passed out.
Ezra was trampled and was in a coma before passing away. pic.twitter.com/VPWD6F87MF
Në një intervistë për mediet lokale, babai i djalit 9-vjeçar Ezra, tha se ai "nuk ishte gati të humbiste të birin. Ne kemi ende shumë për të jetuar," tha ai, duke thënë se djali i tij ishte fans i madh i reperit.
BBC raporton se janë ngritur me dhjetëra padi kundër organizatorëve të koncertit. Padite i drejtohen kryesisht kundër reperit, Travis Scot.
Kush është Përparim Rama, kryetari i ri i Prishtinës
15 Nëntor, 00:11Basha uron Kosovën për zgjedhjet lokale: Leksion demokracie
14 Nëntor, 23:01


