Mbretëresha mungon sërish, Elisabeta II me dhimbje shpine, anulon pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore
Një muaj pasi kaloi një natë në spital për shkak të problemeve shëndetëzore, Mbretëresha Elisabeta II ka anulluar pjesamarrjen në përkujtimoren e të dielës që mbahet në Cenotaph të Londrës. Shkak sipas një deklarate të pallatit mbretëror janë bërë dhimbjet në shpinë që i pamundësojnë monarkes 95-vjeçare qendrimin në ceremoni.
Mbretëresha Elisabeta II nuk ka marrë pjesë në të dielën përkujtimore në Cenotaph në Londër për shkak të arsyeve shëndetësore.
Ky shërbim do të kishte qenë detyra e saj e parë në publik pas qëndrimit në spital muajin e kaluar. Buckingham Palace tha se monarkja, 95 vjeçare, ndjehej e keqardhur.
"Mbretëresha, për shkak të dhimbjeve në shpinë, ka vendosur këtë mëngjes me keqardhje të madhe që nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në shërbimin e sotëm të së Dielës së Përkujtimit në Cenotaph. Madhëria e saj është e zhgënjyer që do t'i mungojë shërbimi", tha Buckingham Palace në një deklaratë.
Ashtu si vitet e kaluara, në emër të saj u vendos një kurorë lulesh nga Princi i Uellsit. Dukesha e Cornëall, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Konti dhe Kontesha e Wessex dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore.
Mësohet se mbretëresha nuk do të ketë nevojë për trajtim spitalor. Mjekët e kishin këshilluar monarken të pushonte deri në mes të nëntorit pasi ajo kaloi një natë në spital më 20 tetor, qëndrimi i saj i parë në spital gjatë natës në tetë vjet.
Megjithatë, ajo ndërmori disa detyra të lehta gjatë asaj kohe, duke përfshirë takimin me ambasadorët përmes lidhjes video nga Kështjella Windsor.
95-vjeçarja gjithashtu regjistroi një video-mesazh për samitin e klimës COP26 në Glasgow, pasi u tërhoq nga pjesëmarrja personalisht në ngjarje.
Javën e kaluar, ajo u pa duke ngarë makinën e saj pranë kështjellës Windsor, në një zonë ku dihet se ajo nxjerr për shëtitje qentë e saj.

