Berlini, kryeqyteti i të palumturve

Pandemia e COVID-19 e ka ulur nivelin e lumturisë së përgjithshme të njerëzve që jetojnë në Gjermani në një shifër të re historike.

Sipas studimit të fundit të "Atlasi i Lumturisë", me të dhëna të publikuara nga Deutche Welle, veçanërisht të pakënaqur janë banorët e Berlinit, të cilët kryesojnë tabelën e të palumturve.

Të intervistuarve iu kërkua të vlerësonin lumturinë e tyre të përgjithshme në një shkallë nga 0 në 10 – me 0 që do të thotë krejtësisht të pakënaqur dhe 10 plotësisht të lumtur.

Berlini, kryeqyteti i të palumturve

Rezultati mesatar i 8,400 vetëve të anketuar ishte 6.58 - dhe kështu më i ulët se vitin e kaluar, kur u arrit po ashtu pika e mëparshme e ulët prej 6.74. Më të pakënaqurit në Berlin.

Kryeqyteti gjerman shënoi në vlerë prej 6.2, që është dukshëm nën mesataren kombëtare. Autorët e studimit thonë se kjo është për shkak se shumë njerëz në Berlin janë të vetëpunësuar.

Personat e vetëpunësuar  janë goditur më rëndë nga mbylljet për shkak të koronavirusit. Ndërkohë, Landet e Saksonisë-Anhalt dhe Schleswig-Holstein janë më të lumturat në Gjermani – të dyja arritën një rezultat prej 6.78 në shkallën e lumturisë.