Makina e bërë shoshë, publikohen pamjet nga aksidenti tragjik në Greqi ku humbën jetën tre anëtarët e familjes shqiptare (Video)
Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Greqi, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes shqiptare.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat greke, makina tip “Toyota” me të cilën po udhëtonin familja shqiptare është bërë copë- copë. Makina është përplasur me një cisternë, e si pasojë, burrë, grua dhe vajza e çiftit shqiptar kanë mbetur të vdekur në vend. Mësohet se i gjallë nga rrënojat e makinës është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me hetimin e aksidentit fatal.
Aksidenti ndodhi në Lamia të Greqisë, ku si pasojë humbën jetën burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe. Mësohet se i gjallë nga rrënojat e makinës është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar. Raportohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lamias.
