Foltorja nesër në Fushë Krujë

Takimi i radhës i ish-kryeministrit Sali Berisha do të jetë me demokratët e Fushë Krujës të martën.

Në një postim në facebook, Berisha shkruan se "neser diten e marte me daten 16 nentor ne ora 17:00 ne Kinemane e qytetit te Fushkrujes do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.Ftoj demokratet dhe demokratët te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!"

Ndërkohë sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë për herë të parë Kryesinë e partisë.

Lajmin e ka bërë me dije Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili ka njoftuar se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00, me rend dite "Diskutime dhe vendimarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj".

Mbledhja e Kryesisë vjen në një kohë, kur ish-Kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë ka dorëzuar 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që pritet të mbahet më 11 Dhjetor.