Kaosi ne kufirin me Bjellorusinë, gjendet i vdekur një refugjat

Trupi i pajetë i një refugjtai sirian u gjet në Poloni afrë kufirit me Bjellorusinë, sipas zyrtarëve polakë.

Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme gjenden në kushte të mjerjueshme mes të ftohtit, në pyjet në kufirin midis Bjellorusisë dhe shteteve të BE-së, Polonisë dhe Lituanisë, autoritetet e të cilave refuzojnë t'i lejojnë ata të kalojnë.

Disa kanë humbur jetën tashmë ( gjithsej 11 sipas informacioneve ).

"Dje, në pyll, afër kufirit, u gjet trupi i një të riu sirian," tha policia polake në Twitter, duke shtuar se nuk ishin në gjendje të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

Zbulimi vjen mes rritjes së tensioneve ndërkombëtare mbi krizën e emigracionit, me fqinjët e Bjellorusisë që paralajmërojnë se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak, ndërsa  presidenti amerikan, Joe Biden, shprehet i shqetësuar rreth situatës.

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, tha  se Rusia nuk ka asnjë lidhje me krizën e emigracionit.

Ndërkohë, rojet kufitare polake thanë  se gjatë natës ushtarët bjellorusë shkatërruan një pjesë të një gardhi i përkohshëm i ngritur nga Polonia për të parandaluar kalimin e emigrantëve./Ora News/