Video/ Nis misioni për katër astronautët, do qendrojnë 6 muaj në hapësirë

Kapsula e kompanisë "Space X" ka zbarkuar me sukses katër astronautë në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Astronautët e NASA-s dhe të Agjencisë Europianë të Hapësirës do të qëndrojnë për gjashtë muaj në laboratorin hapësinor që sillet rrethepërqark Tokës.

Katër astronautë, tre nga Agjencia amerikane e Aeronautikës dhe e Hapësirës dhe një nga Agjencia Europiane, mbërritën të enjten në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Kapsula e kompanisë "Space X" u ankorua në Stacion pas afro 21 orëve fluturim dhe prej lëshimit nga Toka nëpërmjet raketës "Fajkoi 9".

Takimi mes mjeteve ndodhi rreth 420 km mbi Detin e Karaibeve.

"Ishte një udhëtim fantastik, shumë më i lehtë sesa e imagjinonim," tha Raxha Çari, komandanti i fluturimit.

Në udhëtimin e tij e shoqëruan piloti, Tom Marshbërn, specialistja e pilotimit, Kajla Baron, dhe astronauti gjerman, Matias Maurer, specialist i Agjencisë Europiane të Hapësirës.

Katër astronautët u pritën ngrohtë nga dy kozmonautët rusë dhe nga një koleg i NASA-s, të cilët bashkëjetojnë prej muajit prill në kompleksin hapësinor.

Me vete ata transportuan edhe 1,800 kg pjesë teknike dhe aparate që do i përdorin për qëllime shkencore në gjashtë muajt e ardhshëm.

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar ka përmasat e një fushe futbolli, operohet në partneritet me 15 shtete dhe me ekuipazhin aktual lëviz me një shpejtësi 8 km në sekondë, dhe e përshkon gjithë orbitën e Tokës çdo 90 minuta.